Biznes

Grupi japonez SoftBank 300 milion dollar për startupin WeWork

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
300 milion dollarët janë vetëm faza e parë e një investimi i cili në total pritet të shkojë në 3 miliard dollar. Grupi japonez SoftBank 300 milion dollar për startupin WeWork Photo Source: Reuters

Grupi japonez SoftBank ka investuar 300 milion dollar në WeWork sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Nuk është hera e parë SoftBank, një kompani telekomunikacioni dhe interneti, merr vendime të tilla. Mund të përmendim investimin në Ola, startupin Sofi dhe OneWeb.

300 milion dollarët janë vetëm faza e parë e një investimi i cili në total pritet të shkojë në 3 miliard dollar. WeWork me zyra qendrore në New York ofron hapësira zyrash me qira për individët dhe kompanitë e vogla.

Inkurajon njerëzit të ndajnë zyra dhe hapësira të përbashkëta. Sakaq investimi i SoftBank ishte paralajmëruar më parë nga Wall Street Journal. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>