Analiza

Gsmarena: Galaxy Note 4 pajisja më e preferuar e eventit IFA 2014

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Gsmarena: Galaxy Note 4 pajisja më e preferuar e eventit IFA 2014

gsmarena_002Në një sondazh të bërë nga faqja Gsmarena mbi pajisjen që pritet më shumë nga përdoruesit në eventin IFA që do të mbahet në Berlin rezultoi se Samsung Galaxy Note 4 ishte më e pritura nga publiku. Pritet që Galaxy Note 4 të lançohet në dy versione, njëri me përmasa 5.7 inç dhe paraqitje Super AMOLED QHD dhe tjetri me një paraqitje 3 anëshe YOUM.

Pas Samsung Galaxy Note 4 renditet telefoni inteligjent Sony Xperia Z3. Edhe pse është deklaruar se kompania nuk do të bëjë shumë ndryshime në këtë telefon, njerëzit janë përsëri të interesuar mbi lançimin e tij. Sony Xperia Z3 do të mbajë përmasat e saj të mëparshme të ekranit 5.2 inç me paraqitje LCD dhe rezolucion 1080p. Ajo çka do të ndryshojë në anën fizike të saj do të jetë hollësia e telefonit. Proçesori do të përmirësohet në Snapdragon 801, ndërsa RAM-i do të jetë përsëri 3 GB. Sony Xperia Z3 ndiqet nga Nokia Lumia 830, një telefon inteligjent me një kamerë prej 20 megapiksel dhe paraqitje 4.5 inç me rezolucion 720p. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>