Analiza

GSMarena: LG G3 më i preferuar se Samsung Galaxy S5

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
GSMarena: LG G3 më i preferuar se Samsung Galaxy S5

bigKohët e fundit në tregun e telefonëve inteligjentë krahas kompanive të mirënjohura Samsung dhe Apple kanë shkëlqyer edhe kompani të tjera si LG. Kompania LG e rriti shumë reputacionin dhe famën e saj anembanë botës nëpërmjet telefonit inteligjent LG G3.

Në një sondazh të bërë nga faqja teknologjike GSMarena që kishte si qëllim kryesor krahasimin ndërmjet telefonit LG G3 dhe Samsung Galaxy S5 u vu në dukje se përdoruesit preferojnë më shumë telefonin e kompanisë teknologjike LG.

gsmarena_001Përdoruesit votuan mbi cilësinë e materialeve përbërëse, cilësinë e kamerave, dizajnin, shpejtësinë si dhe ngjyrat e ekranit të secilit telefon. Mbi shumicën e këtyre kategorive telefoni inteligjent i kompanisë LG doli superior mbi telefonin Samsung Galaxy S5. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002gsmarena_003gsmarena_004gsmarena_005

Lajmet e fundit>