Lajmet

Guidë e shkurtër sigurie në Tumblr

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
Guidë e shkurtër sigurie në Tumblr

Fakti që Tumblr është blerë nga Yahoo është shenjë se në të ardhmen rrjeti mund të bëhet edhe më popullor. Tumblr është një platformë blogjesh e thjeshtë por mjaft e fuqishme.

Ashtu si çdo rrjet tjetër komunikimi, edhe Tumblr është shenjestër potenciale e hakerëve. Vitin e kaluar, Tumblr u hakua nga një grup i quajtur GNAA. Nga sulmi u prekën mbi 8000 llogari. Tumblr-it iu deshën dy orë për të rregulluar problemin, por deri atëhere dëmi ishte bërë: llogaritë që arritën të shihnin mesazhin infektues në faqen kryesore, u infektuan të gjitha me malware.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të kini parasysh disa këshilla për të siguruar llogarinë tuaj në Tumblr.

1. Përditësoni antivirusin. Vendoseni marrjen e përditësimeve në mënyrë automatike. Përmes përditësimeve arrihet të rregullohen probleme dhe dobësi që gjenden në sistem e që bëjnë më pas të lehtë për hakerët t’i shfrytëzojnë ato.

2. Zgjidheni me kujdes theme-ën. Ndoshta po përdorni një theme pa pagesë që e keni gjetur në galerinë zyrtare Tumblr theme, por të tjerat që gjeni onlinë, nëper faqe të ndryshme, mund të përbajnë linqe dashakeqëse apo malware që ndonjëherë është e vështirë të identifikohen.

3. Tregohuni vigjilentë me Google Analytics. Ai është një burim mjaft i mirë për përdoruesit e internetit. Platforma e gjurmimit apo ndjekjes së trafikut do të kërkojë faqen tuaj për malware dhe do t’ju njoftojë nëse gjendet ndonjë prej tyre. Nëse gjendet malware, do të merrni edhe një raport të detajuar nga Google lidhur me çështjen.

4. Mos i lidhni llogaritë. Mbajini të ndara llogaritë e Tumblr me Facebook-un dhe Twitter-in. Nëse kompromentohet llogaria juaj në Tumblr dhe ajo është e lidhur me ato në rrjete të tjera sociale, do të bëhet akoma edhe më tepër problem dhe shqetësim. (PCWorld Albanian)

Tumblr

Lajmet e fundit>