Ja se si

Guidë në blerje: zgjedhje printeri, opsione me bollëk

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Guidë në blerje: zgjedhje printeri, opsione me bollëk

Hapi i parë është të vlerësoni zakonet tuaja të printimit. Çfarë keni tendencë të printoni- tekst, grafikë apo foto – dhe a janë printer[t për përdorim shtëpie, biznesi apo profesional? Volumi dhe frekuenca gjithashtu janë të rëndësishme: printoni pak, dhjet[ra faqe në ditë apo jeni në një grup i cili printon qindra apo mijëra të tilla?

Modeli më i mirë për punën
Në njërin ekstrem, nëse printimi juaj konsiston në faqe të thjeshta teksti, një printer laser monokromatik është zgjidhja e dukshme. Laserët monokrom janë të lirë për t’u blerë dhe për t’u mbajtur dhe mund të gjeni modele të përshtatshme për të shërbyer një person apo dhjetëra persona. Të preferuarit tanë në këtë kategori kohët e fundit kanë qenë Brother HL-5370DWT, Xerox Phaser 3250/DN dhe Lexmark E460dn.
Në ekstremin tjetër, nëse interesi juaj përqendrohet në printimin e pak fotove ditore të një madhësie të caktuar, blini një printer fotosh. Printer[ të tillë kushtojnë deri në 100$ dhe nuk ju nevojitet as një PC për të printuar. Modelet PictureMate të Epson janë të shpejtë dhe linja Photosmart e HP përfshin modele të përshtatshme, të cilat mund të printojnë si në letër 4 me 6 ashtu edhe në atë 5 me 7 inç.
Në zonën e gjerë të mesme midis këtyre ekstremeve, nëse ju duhet të printoni lloje të ndryshme formatesh dhe cilësish, mund të zgjidhni një printer laser që përdor teknologji inkjet, laser/LED apo bojë të ngurtë.

Printerët Inkjet
Printerët inkjet shkëlqejnë në printimin e fotove. Fatkeqësisht ata kanë tendencë të jenë të ngadaltë, printojnë imazhe pikësore mbi letër normale dhe boja zëvendësuese mund të jetë e kushtueshme.
Megjithatë, disa modele e kundërshtojnë këtë stereotip. Photosmart D7560 i HP, për shembull, është i shpejtë dhe përdor bojëra me kosto të ulët dhe efektivitet të lartë. Canon Pixima iP4600 ka koka dhe rezervuarë të veçantë për të reduktuar koston. Modelet e prira ndaj zyrës duhet të balancojnë shpejtësinë dhe ekonominë, si modelet OfficeJet të HP. Nga ana tjetër, Epson kushton kaq shumë me bojën e linjës së saj WorkForce sa shpejtësia mbresëlënëse e printimit bëhet e papërfillshme. Shikoni në seksionin e printer[ve në PCWorld.com për më shumë informacion mbi koston e bojës ose llogariteni vetë atë duke pjesëtuar koston e paketës me printimin nominal të prodhuesit.

Printerë me ngjyra laser/LED apo me bojë të ngurtë
Printerët Laser/LED me ngjyra japin rezultate me cilësi biznesi me shpejtësi shumë të lartë. Megjithatë, pak printerë të tillë mund të barazojnë cilësinë fotografike të një printeri të mirë inkjet. Një  printer i tillë është Xerox Phaser 7500/DN, një laser me ngjyra i shtrenjtë që plotëson nevojat e profesionistëve të grafikës për të printuar gjithçka mirë, në dimensione deri në 13 me 18 inç.
Për zyra mesatare, Dell 3130 cn dhe Brother HL-4040CN janë modele mjaft të vlerësuara aktualisht. Shikoni tabelën tonë në faqen 58 për më tepër.
Xerox pretendon se printerët me bojë të ngurtë – me blloqet e tyre të thjeshta në formë shkumësash – gjenerojnë më pak mbetje se bojërat e paketuara në plastikë apo tonerët metalikë. Printerat me bojë të ngurtë që kemi testuar kanë konkurruar mirë me modelet inkjet dhe laser.

Opsioni MFP
Për shtëpi të ngarkuara me punë, zyra të vogla që duan të kursejnë hapësirë duke kombinuar disa funksione (printim, kopim, skanim dhe shpesh faks) në një makineri të vetme, printerët multifunksionalë mund të jenë një zgjidhje e mirë. Por efiçenca në hapësirë nuk përkthehet gjithmonë në punë. Nëse grupi juaj ka nevojë për akses konstant në njërin nga funksionet, bëni mirë të blini pajisjen që kryen atë funksion të veçantë nga të tjerat, në mënyrë që MFP-ja juaj të jetë i disponueshëm për kërkesa të tjera.

Përtej printimit
Ekstrat variojnë. Shumë printerë sot ofrojnë lidhje wireless apo dhe Bluetooth. Disa shpalosin ekrane të ndjeshme ndaj prekjes dhe të personalizueshme. Printerë në përmasa tabloidesh mund të printojnë postera të mëdhenj apo banerë. Pak modele nga Epson dhe HP mund të printojnë etiketa apo të djegin të dhëna direkt në CD apo DVD. Lajmi më i nxehtë: HP dhe Lexmark kanë shpallur se do të kenë printerë dhe MFP inkjet me konektivitet web.
Në fund fare, sa më mirë të njihni zakonet tuaja të printimit dhe sa më mirë analizoni koston e bojës apo të tonerit, aq më të mëdha janë mundësitë që të gjeni printerin tuaj ideal.

Lajmet e fundit>