Lajmet

Guidë në ekranet e smartfonëve në vitin 2014

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Guidë në ekranet e smartfonëve në vitin 2014

Kontrolloni rezolucionin e ekranit të laptopit tuaj. Me shumë mundësi, do të jetë një rezolucion, gjerësisht i pranuar, 1366 x 768 pikselë.

Nëse jeni me fat, ndoshta edhe 1920 x 1080, mjaftueshëm për të parë një film në High Definition. Le të përqëndrohemi tashmë tek viti 2014: në muajt në vijim, do të prezantohen rezolucionet 2560 x 1440 pikselë, dhe nuk e kemi fjalën për laptopë, por për smartfonë.

Nëse keni blerë një telefon të ri gjatë fundvitit, ka mundësi që të keni rezolucion 1920 x 1080. Ky lloj rezolucioni njihet si “Full HD” sepse është rezolucioni më i detajuar i ekraneve HD që janë të disponueshme komercialisht në botë.

Të arrish t’i japësh ekranit të një smartfoni, i cili është 5 apo më pak inç, një rezolucion të tillë, nuk është aspak e lehtë. Në Samsung Galaxy S4 arrihet një tregues 441 ppi (piksel për inç). Për të bërë një krahasim, një televizor 60 inç me rezolucion 1080p ka 37 piksel për inç. Kjo do të thotë se ekrani i telefonit është rreth 10 herë më i dendur.

Në fillim të vitit 2013, Qualcomm tregoi një smartfon me ekran 5.1 inç dhe rezolucion 2560 x 1440 pikselë. Vetëm një telefon përdor teknologjinë 1440p (ndonjëherë e njohur edhe si “2K”) dhe ai është Qualcomm Snapdragon-powered Vivo Xplay 3S. Megjithatë, ai nuk do të jetë i vetmi.

E radhës në listë është teknologjia 4K, e cila ofron rezolucion 4096 x 2160 pikselë. Digital Trends shkruan se Samsung ka projektuar për ta përfshirë këtë teknologji në pajisjet e vet në 2015-n. Fatmirësisht, i sapo prezantuari Qualcomm Snapdragon 805 ka grafikë të mjaftueshme për të përballuar ekranet 4K.

Rezolucioni i ekraneve është një nga gjërat që do të avancojnë gjatë vitit që po vjen. Por, jo i vetmi. Ndoshta një prej gjërave më interesante do të jenë ekranet e lakuara. LG’G Flex dhe Samsung Galaxy Round jane lançuar tashmë në Azi. Përveç këtyre, mund të shohim edhe smartfonë me dy ekranë HD, një përpara dhe një prapa (sipas nocionit të zakonshëm të këtyre termave në smartfonët e sotëm). 2014 po na pret. (PCWorld Albanian)

istock_000027067056small-100221430-large

Lajmet e fundit>