Lajmet

HabitClock ju ndihmon të formoni shprehje produktive në mëngjes

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
HabitClock ju ndihmon të formoni shprehje produktive në mëngjes

pycgggzf4ipvo0lofbj0iPhone: Formimi i shprehive të reja është gjë e vështirë, posaçërisht nëse dëshironi t’i formoni ato pas zgjimit në mëngjes. Pse të mos e bëni formimin e këtyre shprehive më thjesht duke poseduar rikujtues për to që janë të shoqëruara me alarmin e mëngjesit? HabitClock iu mundëson që të formoni një listë të shprehive që do të donit të bënit në mëngjes.

Nëse jeni duke kërkuar ndihmë për të ju ofruar sugjerime, ai tregon trende që do të mund të ju ndihmonin të shihni llojet e shprehive që përdoruesit e tjerë janë duke i formuar. Kur alarmi i brenda-ndërtuar ndalet, HabitClock ju tregon shprehinë e parë në listë dhe fillon një matës i kohës.

Kur keni mbaruar me të, klikoni Done për të kaluar në shprehinë e ardhshme. Ju po ashtu mund ta kapërceni ndonjë shprehi dhe t’i ktheheni më vonë, kështu që nuk jeni të detyruar që t’i kryeni punët sipas radhitjes.

Versioni premium shton raporte të hollësishme rreth shprehive të juaja për t’i kombinuar. HabitClock (Falas; Versioni premium, 1.99 dollarë në muaj) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>