Lajmet

Hackerat vjedhin informacione ushtarake të Koresë

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
Hackerat vjedhin informacione ushtarake të Koresë

Korea e Jugut është përballur me shumë sulme teknologjike në të kaluarën dhe ai më i fundit, ka qënë i sukseshëm për agresorët, duke siguruar material të vlefshme sekrete. Më 18 Dhjetor, qeveria e Koresë së Jugut deklaroi se po hetonte një sulm informatik i cili kishte vjedhur informacione sekrete mbi disa plane mbrojtëse me SH.B.A i cili mund të jetë kryer nga Korea e Veriut.
Mendohet se grabitja e informacionit është kryer nga fundi i Nëntorit.

Thuhet se një officer i koresë së Jugut ka harruar të zhvendosi një pajisje USB ndërkohë që e kaloi kompjuterin e tij nga një zonë e rezervuar intraneti në internet.

Dokumenti më i nxehtë është një plan pregatitor 11 faqësh i hartuar nga Seoul-i dhe Washington-i mbi eventualitetin e një lufte në gadishullin kohean. Plani quhet OPLAN 5027 dhe i është servirur oficerëve në detyrë. Ky plan jep detaje të shumëta mbi operacionet ushtarake që përfshijnë trupat e Seoulit dhe SH.B.A-së në rastin e një sulmi nga Korea e Veriut.

Burime pranë ngjarjes theksojnë se softueri ushtarak i sigurisë duhej të kishte njoftuar përdoruesin nëse një pajisje e huaj do të ishte lidhur me një kompjuter ushtarak, por hackerat ka mundësi të kenë thyer pengesat mbrojtëse për arsye se ushtaraku ka injoruar mesazhet paralajmëruese dhe ka shkelur rregulloren.

Lajmet e fundit>