Vëzhgim

Hacktivity 2010, po bëhet gati për numër të madh të vizitorëve

Aug 25 2010
0 Shpërndarje
Hacktivity 2010, po bëhet gati për numër të madh të vizitorëve

Dy ditë, 28 ligjerata, 2 workshop, 3 trajnime, një tryezë e rrumbullakët me diskutime, Wargame, Capture the Flag, Hack dhe Vendor Games me shpërblim prej 100,000 HUF, Wall of the Sheep, Hardware Workshop me Mitch Altman, birra, ushqime të ndryshme, biseda konstruktive, e shumëçka tjetër. Në këtë mënyrë përshkruhet programi i këtij viti i ngjarjes më të vjetër të sigurisë IT dhe të pavarur Hungareze.

Ditën e parë do të mbajë fjalim kryesor Bruce Schneier nga SHBA, që është një prej specialistëve më të njohur të IT sigurisë në botë. Bruce do të ofrojë një fjalim hyrës në mëngjes dhe do të mbyll ditën me ofrimin e nënshkrimeve për lbirin e tij “Schneier on Security”, që është bashkë-publikuar në gjuhën Hungareze nga publicistët Kancellár.hu Zrt. dhe HVG, Ditën e dytë fjalimin kryesor do ta ketë “FX” Lindner, bashkë-autor i librit “Si të vidhni një Kontinent” dhe i pari që shkroi një lëshim Cisco IOS në vitin 2011. Guru i Oracle Alexander Kornbrust do të jetë sërish prezent dhe një ekspert i ri i kurseve, Robert Lipovski nga laboratori i ESET do të jetë i pranishëm nga Bratislava. Këtë vit folësit ligjor do të kenë seksionin e tyre dhe gjithashtu do të  ketë 3 ligjërata përmes të cilave do të shpjegohet viti heroik i IT-së. Tema tjera përfshijnë “përdorimin” e WiFi Hotspots, IT SEC Compliance, thyerje fjalëkalimesh, etj.

Dy workshop do të bashkëveprojnë me programe ku në vend të prezantimeve të thjeshta, pjesëmarrëseve do t’u ofrohet mundësia që të tentojnë të provojnë teknikat e prezantuara drejtpërsëdrejti në laptopët e tyre.

Të pranishmit në konferencë do të kenë rastin që të fitojnë edhe një laptop nga HP dhe mbrojtje sigurie nga Symantec.

Sponzori diamanti i ngjarjes është NOREG Információvédelmi Kft, sponsor i artë është HP dhe Kancellár.hu Zrt, sponsor të argjend janë ESET dhe Balabit IT Security, sponsorë të bronztë janë ASC, Check Point, CA, CISCO, E-group, Filtermax, Formula Mérnökiroda, Ironport, Symantec, Synergon, T-Systems dhe RRC. Infrastruktura WiFi do të ofrohet nga Biztribútor dhe mbështetja teknike nga SilentSignal,

Sponsorët medial në mesin e të tjerëve janë edhe kolegët tanë nga PCWorld Hungary dhe Computer World, ndërsa edhe vet PCWorld Albanian është ftuar që të marr pjesë dhe të përcjellë për së afërmi këtë konferencë, që këtë vit pritet të ketë mjaft shumë vizitorë.

Për më shumë informata vizitoni www.hacktivity.com

Lajmet e fundit>