Siguri

Hacktivity 2011, këtë vit edhe më madhështore

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Hacktivity 2011, këtë vit edhe më madhështore

Konferenca dy ditore do të ofrojë para të pranishmëve, prezantime, workshop, lojëra, CyberLypmics, hardware hacking, takime me më shumë se 1000 hakerë prej anembanë botës, etj. Hacktivity, konferenca më e vjetër dhe e pavarur për IT siguri në Hungari, që është bërë e njohur edhe ndërkombëtarisht,  do të mbahet për herë të tetë gjatë këtij viti.

Si zakonisht, lista e folësve përfshin emrat më të njohur të sektorit të IT sigurisë, ndërsa paneli i ekspertëve të konferencës ka bërë përzgjedhjen e tyre, me ç’rast ka pasur më shumë se 60 aplikim prej 15 shteteve të ndryshme.

Peter Szor që jeton në SHBA dhe që njihet si Baba i Mbrojtjes nga Virusët do të mbaj fjalimin hyrës gjatë ditës së parë të konferencës, ndërsa në ditën e dytë do të flet ligjëruesi tjetër kyç Raoul “Nobody” Chiesa nga Italia, që njihet si ekspert i cyber-krimeve në Evropë. Por lista e folësve nuk ndalet me kaq. Vivek Ramachandran, themelues i securitytube.net do të arrijë në kofnerncë nga India, Joseph McCray veteran i Forcave Ajrore Amerikane dhe fitues i shumë shpërblimeve nga Këshilli Evropian do të jetë mysafir nga SHBA, pastaj Ertunga Arsal, ekspert i SAP, Alexander Kornbrust, ekspert i Oracle, Pavol Luptak, udhëheqës i OWASP’it të Sllovakisë, etj. ‘

Përveç pjesës së ligjëruesve pjesëmarrësit do të kenë rastin të marrin pjesë në workshop, takime për hacking të harduerit  (hapjen e ndonjë gjësendi pa qelës), testim të lojërave, CTF, ringjallje të kompjuterëve të vjetër dhe të dielën për herë të parë gjatë këtij viti do të mbahen Finalet e CyberLympics të Evropës Lindore dhe Qendrore. 

Për shkak të interesimit të lartë, organizuesit e konferencës presin që të ketë mbi 1,000 deri në 1,200 pjesëmarrës gjatë këtij viti, ndërsa hapësira gjatë këtij viti pritet të jetë edhe më e madhe. Për më shumë informacione vizitoni www.hacktivity.com

Lajmet e fundit>