Siguri

Hajdutët e internetit ia vënë syrin rrjeteve shoqërore

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
Hajdutët e internetit ia vënë syrin rrjeteve shoqërore

Hajdutët i shfrytëzojnë të dhënat personale, fjalëkalimet për t’u qasur më pas me llogaritë legjitime dhe për të postuar komente në faqet e shokëve të viktimës, që përmbajnë linqe spam të faqeve të infektuara. Kështu, është shumë e mundur që shokët t’i besojnë këtij linku, pasi ai vjen nga një burim i njohur. Një tjetër raport nga kompania për siguri Symantec, thotë se ky trend nuk po ndalet. Raporti që analizoi viruset e faqeve për muajin janar, bën të ditur se rrjetet shoqërore vazhdojnë të jenë shumë të frekuentuar nga kriminelët. 

Sipas tij, gjatë janarit u shfaqën mesazhe spam që imituan njoftimet e e-mail të faqeve të rrjeteve të mëdha shoqërore. Mesazhet spam i ftonin përdoruesit t’u bashkoheshin një grupi virtual në ndonjërën nga faqet e rrjeteve shoqërore dhe më pas i lidhnin me një grup virusesh që krijuesit e spamëve kishin krijuar në faqe. Më pas grupi i lidhte përdoruesit me një blog pa pagesë, para se t’i ridrejtonte ata në një URL të përcaktuar. Përdoruesve që klikuan në URL iu kërkua të bushnin një formular me informacione personale, të cilat, krijuesit e spamëve, më vonë mund t’ia shesin ndonjë kompanie të marketingut apo t’i përdorin për qëllime të tjera infektuese.  

Lajmet e fundit>