Harduer

Hajdutët vjedhin 300 iPhone X gjatë transportit

Nov 3 2017
0 Shpërndarje
Ai tha se të dyshuarit e dinin farë mirë çfarë kishte në kamion. iPhone kushton 999 dollar që do të thotë se kostoja e 300 iPhone është përafërsisht 300,000 dollar. Hajdutët vjedhin 300 iPhone X gjatë transportit Photo Source: Mashable

Mese 300 iPhone X u vodhën nga një kamion i UPS në San Francisco ditën e Enjten me një vlerë prej 300,000 dollarësh.

Sipas mediave Amerikane, hajdutët kishin arritur të hynin brenda kamionit dhe të grabisnin dërgesën përpara se të mbërrinte tek një dyqan i Apple në San Francisco.

Policia ka filluar një hetim të gjerë për kapjen e tyre. Sipas autoriteteve vendase një dëshmitar kishe parë tre persona të kokën e mbuluar të cilët drejtonin një makinë Dodge.

Ai tha se të dyshuarit e dinin farë mirë çfarë kishte në kamion. iPhone kushton 999 dollar që do të thotë se kostoja e 300 iPhone është përafërsisht 300,000 dollar.

Sipas lajmeve, ata që kishin porositur iPhone ende kishin arritur të merrnin telefonin pa asnjë vonesë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>