Blog

Hajdutët vjedhin në CES prototipët e Projektit Valerie të Razer

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Razer erdhi me lajme të bujshme në CES 2017 ku prezantoi dy prototipë të cilët pritet të rrëmbejnë një sukses të madh: Projektet Valerie dhe Ariana. Hajdutët vjedhin në CES prototipët e Projektit Valerie të Razer


Për fat jo të mirë, një ose disa persona, nuk ishte aq të interesuar për aktivitetin e Razer në CES. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Min-Liang Tan lajmëroi në rrjetin social Facebook se të Hënën në Mëngjes dy prototipë të Razer janë vjedhur.

Projekti Valerie është një laptop me tre ekrane 17 inç 4K. Dy prej tyre shfaqen në të dyja anët e laptopit. Ndërkaq Projekti Ariana është një projektor 4K i cili projekton elementët në ambjentet fizike për rreth.

Kjo është vjedhja e dytë e profilit të lartë në dëm të Razer. Në 2011-tën, prototipet Razer Blade u vodhën në San Francisco. (PCWorld Albanian)

Tags >

Razer
Lajmet e fundit>