Siguri

Hajdutët përdorën statuset në Facebook për të vjedhur shtëpi

Sep 12 2010
0 Shpërndarje
Hajdutët përdorën statuset në Facebook për të vjedhur shtëpi

Mario Rojas, Leonardo Barroso dhe Victor Rodriguez raportohet se kanë vjedhur pronë private në vlerë prej 200.000 dollarë nga apartamentet përreth Nashua, New Hampshire.

Zyrtarëve policor iu deshtë paksa punë për t’i zënë që të tre, megjithëse hajdutët ishin aq të saktë sa të sulmonin çdo shtëpi kur ajo ishte e vetmuar pa askënd në të dhe gjithashtu asnjëri rast nuk kishte lidhje me tjetrin rast.

Por pas hetimeve doli se çdo viktimë ka postuar një status në Facebook se ata po largoheshin nga shtëpia për pushim apo biznes dhe nuk do të ktheheshin për disa ditë në shtëpi. Dhe secila prej viktimave ka pasur profilin e tyre të vendosur për shfaqje publike. Kjo pak a shumë mund të quhet vjedhja më  e lehtë e mundshme.

“Keni kujdes çfarë postoni në këto rrjete sociale” tha kapiteni i policisë Ron Dickerson nga zona e Nashua, në një intervistë për stacionin lokal të lajmeve WMUR.

Policia ishte në gjendje t’i kap hajdutët vetëm pasi një prej gjërave që ata vodhën ishte një fishekzjarrë specifike me një tingull specifik. Kur më vonë ata dëgjuan fishekzjarrët, ata përcollën tingujt dhe i gjetën tre personat e lartpërmendur.

Duhet theksuar një gjë se viktimat kanë menduar që gjërat që po i publikojnë i shohin vetëm miqtë e tyre, por kanë harruar që Facebook duhet të konfigurohet në privatësi për të rregulluar këto gjëra, kështu që postimet publike i shohin të gjithë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>