Blog

Hajduti hyn në shtëpi për të gjetur fjalëkalimin e Wi-Fi

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerrur jashtë the thirrur policinë e cila e arrestoi. Hajduti hyn në shtëpi për të gjetur fjalëkalimin e Wi-Fi

Një çift u zgjua në mesin e natës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nga një hajdut i cili u kërkonte fjalëkalimin e Wi-Fi.

Çifti 60 vjeçar kishte rënë në gjumë mbrëmjen e së Dielës kur u zgjuan nga një 17 vjeçar me fytyrën e mbuluar duke i pyetur nëse mund të përdorte Wi-Fi e tyre.

Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerre jashtë dhe thirrur policinë e cila e arrestoi.

Djaloshit nuk ju gjet asnjë armë.

Një ditë më parë ai kishte tentuar të hynte në një tjetër shtëpi por familjarët kishin biseduar me të.

Ai u kishte thënë se kishte nevojë për kodin e Wi-Fi sepse i kishte mbaruar oferta. /PCWorld Albanian

Tags >

SHBAWi-Fi
Lajmet e fundit>