Siguri

Hakerët gjejnë një mënyrë të re për tu futur në celularin tuaj

Jan 17 2011
0 Shpërndarje
Hakerët gjejnë një mënyrë të re për tu futur në celularin tuaj

Në një prezantim të parashikuar për konferencën Black Hat që do të mbahet javën e ardhshme në Washington D.C., hulumtuesi i asociuar nga Universiteti i Luksemburgut, Ralf-Philip Weinnman thotë se planifikon të demonstrojë teknikën e tij të re në një iPhone dhe në një Android, duke treguar sesi mund të konvertohen ata në një sistem spiunazhi. “Unë do të demonstrojë sesi të përdoret veçoria për auto-përgjigje që është e pranishme në shumicën e celularëve dhe do të kthej celularin në një  pajisje vëzhguese prej së largu” tha ai në një e-mal intervistë për PCWorld.

Wiennmann thotë se ai mund të bëjë këtë duke u futur në procesorin e brezit të valëve të celuarit, që përdoret për të dërguar dhe pranuar radio sinjale, gjersa pajisja komunikon me rrjetin e tij mobil. Ai ka gjetur vrima në mënyrën sesi është përdorur firmuare në çipa të shitur nga Qualcomm dhe Infenion Technologies, në rrjetet GSM të përdorur nga shumica e operatorëve më të mëdhenj të botës.

Kjo është një erë e re e hulumtimit…

Deri tani, sulmet ndaj celularëve kanë qenë të fokusuara në një pjesë tjetër të celularit: programet dhe sistemet operative të cilat fuqizohen nga CPU-ja e pajisjes. Për shembull duke mashtruar dikë për të vizituar një ueb faqe të dëmshme, hakerët mund të fitojnë avantazh nga një vrimë e një ueb shfletuesi të ndonjë celulari dhe të fillojnë të lëvizin si të donë me memorien e tij.

Me hakimin e procesorëve të brezit, hulumtuesit e sigurisë po shikojnë një mënyrë tërësisht të re për tu futur në këtë memorie. “Është sikur të lëvizësh një gur për të cilin të gjithë kanë menduar se nuk mund ta lëvizësh” thekson Grugq, një hakerë me reputacion i celularëve.

Si arrihet kjo

Hakimi i një celulari të mençur me sulme të këtilla mund të jetë diçka shumë e vështirë për tu arritur, pasi që dihet se radio e celularit komunikon me kullën, e kjo do të thotë se sulmuesi së pari duhet të vendos një kullë false të për komunikim me celularin dhe më pas duhet ta bind cakun që të lidhet me të. Vetëm pas kësaj mund të arrihet deri tek dërgimi i kodit të dëmshëm. Dhe edhe pas kësaj, kodi i dëmshëm që hakeri shkruan duhet të bazohet në firmuare që përdoret nga radio procesor të panjohur – për të cilët gati shumica e hakerëve nuk dinë asgjë. “

Para pesë vitesh prodhuesit e pajisjeve nuk shqetësoheshin rreth asgjëje në këtë drejtim, sepse kushtonte me qindra e mijëra dollarë për të vendosur një kullë komunikuese me celularin. Por OpenBTS, një softuer me kod të hapur, ka ndryshuar gjërat pasi ai i mundëson virtualisht secilit që të vendos radio kullën e tyre komunikuese me një kosto harduerike prej rreth 2,000 dollarë.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>