Siguri

Hakerët marrin hak kundër “armiqve” të WikiLeaks

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Hakerët marrin hak kundër “armiqve” të WikiLeaks

Caqet kanë përfshirë edhe ueb faqen e Mastercard, Mastercard.com e cila ka ndaluar procesimin e donacioneve për WikiLeaks: Amazon.com, që ka larguar serverin e grupit; shërbimin e pagesave PayPal që ka ndalë operacionet komerciale të saj; avokatin që përfaqëson dy gratë Suedeze që kanë akuzuar Assange; dhe PostFinance, sistemin postal financiar Suedez, që ka mbyllur llogarinë e Assange pasi ka thënë se i është ofruar informacion fals për vendndodhjen e Assagne.

Grupi anonim që është betuar në hakmarrje në cilëndo organizatë që lëviz kundër WikiLeaks, ka marrë përsipër sulmet kundër Mastercard dhe sipas një aktivisti të lidhur me grupin, janë duke u bërë edhe shumë sulme tjera. Aktivisti, Gregg Housh ka thënë në një intervistë për New York Times se 1,500 njerëz janë online në forume dhe chatroom duke përfshirë edhe Anonops.net, duke montuar dhe përsëritur sulme DDoS në faqe që kanë lëvizur kundër Assagne dhe WikiLeaks.

Ushtria ka shprehur mllefin duke thënë se të gjitha veprimet kundër organizatës dhe Assange, duke përfshirë edhe akuzat për dhunim, janë të motivuara politikisht dhe kanë synim heshtjen e atyre që po sfidojnë autoritetet.

MasterCard e Paypal konfirmojnë sulmin

Një zëdhënës i Mastercard ka konfirmuar se ueb faqja e kompanisë është vënë jashtë funksioni, pas një “tentimi të centralizuar për të vërshuar ueb faqen e kompanisë me trafik dhe duke shkaktuar ngadalësimin e saj”, por ai ka shtuar se transaksionet nuk janë prekur. Sipas tij kompania po bënë të pamundurën me ekipet përkatëse për të parandaluar pengesa të mëtutjeshme.wikileaks “Vendimi për ndaljen e shërbimeve tek WikiLeaks është marr direkt nga MasterCard dhe nuk ka qenë i ndikuar nga presionet qeveritare”.

Paypal në anën tjetër gjithashtu ka konfirmuar se ueb faqja është nën sulme të vazhdueshme, por ueb faqja vetëm se është ngadalësuar, por ka mbetur “tërësisht funksionale”.

Twitter bëhet arenë politike

Twitter që është kërcënuar me një sulm nga ueb faqja 4chan për shkak të bllokimi të diskutimeve për WikiLeaks, ka paraqitur një deklaratë duke thënë se nuk ka censuruar ndonjë term të lidhur me temën. “Twitter nuk po censuron #wikileaks, #cablegate apo terme tjera të lidhura nga lista e trendeve apo temave. Lista jonë e trendeve është e dizajnuar të ndihmojë njerëzit të zbulojnë “lajmet më të reja” nga anembanë bota, në kohë reale. Lista gjenerohet nga një algoritëm që njeh temat që po bisedohen në këtë moment” thuhet në deklaratë.

Kompania ka theksuar se një numër faktorësh mund të vihen në rol kur bëhet fjalë për përcaktimin e listës së trendeve në Twitter. Ajo gjithashtu ka mohuar të qenit cak i sulmeve DDoS. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>