Siguri

Hakerët “sulmojnë” ueb faqen e Top-Channel!?

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Hakerët “sulmojnë” ueb faqen e Top-Channel!?

Në ueb faqen e Top-Channel ishte vendosur një mesazh nga “Albanain Cyber Squad” në të cilin thuhej “Rroftë Sali Berisha… Mos u bëni stacion politik, pasi ju duhet t’i tregoni anët negative të Edi Ramës,  Jo gjithkush është perfekt!”. Ndërsa në fund është vendosur edhe një logo e televizionit Klan mbi të cilën thuhet “Një përshëndetje e veçantë nga:”.

Edhe tani në momentin që po shkruhet ky lajm nëse dëshirohet të arrihet qasje në ueb faqen e Top-Channel është mjaft vështirë rose e pamundur  sepse faqja po ngarkohet tepër ngadalë dhe po paraqiten disa gabime të çuditshme. Ndërsa duket se reagimi i përgjegjësve të ueb faqes për të larguar mesazhin ka arritur me kohë, por ajo është ende jashtë funksionit.

Në anën tjetër në bazë të një diskutimi të bërë tek zeriyt.com nga anëtarët e këtij forumi shqiptar, thuhet se Top-Channel nuk duket të jetë sulmuar me të vërtetë sepse po të kishte ndodhur kjo, e tërë faqja do të ishte jashtë funksioni.

“Nëse do hidhnin një file në server ajo mund te ishte index.html dhe siç e dini të gjithë që index.html hapet më parë se index.php kështu që do dilte ai mesazh në faqe të parë. Kjo ose është lojë nga vet ata ose ai që ka mundur të hyj deri aty nuk ka dashur të bëjë keq por vetëm ka paralajmëruar “ thekson një anëtarë i forumit zeriyt.com.

Gjatë ditës së djeshme në një emision të Top-Channel është paraqitur një video që shtjellonte një ngjarja para një viti, në të cilën shihej zëvendëskryeministri Ilir Meta duke i dhënë urdhër ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, rreth një aferë për një tender, anulimin e një tenderi tjetër dhe punësimin e një “miku” të tij. Pas paraqitjes së kësaj videoje edhe në kuadër të ueb faqes www.top-channel.tv, rreth mesnatës ishte gati se e pamundur të shikohej ajo, sipas të gjitha gjasave nga interesimi i madh i vizitorëve për të shikuar se çfarë thuhet në të. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>