Siguri

Hakerët thyejnë llogarinë e Mark Zuckerberg

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Hakerët thyejnë llogarinë e Mark Zuckerberg

Por natyrisht kjo gjë nuk është aspak e vërtetë sepse Zuckerberg sot shijoi punën e hakerëve. Mesazhi që u paraqit nën llogarinë CEO-së së Facebook ishte ky:

“Le të fillojë hakimi: Nëse  Facebook ka nevojë për para, në vend se të shkojë tek bankat pse Facebook nuk i lejon përdoruesit që të investojnë në të në formë shoqërore? Pse të mos transferohet Facebook në një “biznes social”, ashtu siç e ka përshkruar fituesi i çmimit Nobel, Muhammad Yunus”.

TechCrunch më pas gjatë ditës ka njoftuar se faqja është fshirë. Zuckerberg sot jeton një jetë “modeste”, por investitorët e tij nuk kanë të bëjnë me biznes social apo investime sociale siç kërkuan hakerët. Aty bëjnë pjesë investitorë Rus, investitorë nga Goldman Sachs dhe shumë kapitalistë tjerë. Ata në asnjë mënyrë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë prej dividentëve të tyre dhe të përkushtojnë tërë fitimet e së ardhmes për çështje sociale.

Përveç kësaj, nëse Facebook do të dëshironte të avancojë për të mirën e shoqërisë, atëherë do të kishte filluar më së pari duke rregulluar një problem të vogël që i mundëson çdo hakeri të qaset në llogarinë tuaj duke shfrytëzuar një rrjet që nuk ka fjalëkalim. /pcworldalbanian.

Lajmet e fundit>