Lajmet

Hakerat e Anonymous sulmojnë uebsajtin e një Komisioni të të Drejtave të Njeriut

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Hakerat e Anonymous sulmojnë uebsajtin e një Komisioni të të Drejtave të Njeriut

4256Një grup i cili pretendon se është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hakerave, Anonymous, ka sulmuar uebsajtin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Viktoria të Australisë duke publikuar një mesazh rreth rrjetit të tyre social AnonPlus.

Në vend të komisionit dhe faqeve të tyre, paraqitet një mesazh AnonPlus në ekran i cili thotë se grupi “nuk është kriminal”. Nuk është e qartë pse u shënjestrua komisioni.

Çdo person që ka vullnetin e mirë që të veprojë është i mirëpritur,” thotë mesazhi, i cili nuk ishte i rregullt nga ana gramatikore.

AnonPlus shpërndan ide pa censurim, krijon hapësira për tu shpërndarë direkt me anë të dëmtimit të masës, publikuar lajme që media ka filtruar dhe menaxhuar për konsumimin e atyre që kontrollojnë, ne e bëjmë këtë për të rikthyer dinjitetin në funksion të medias: media duhet të jetë e lirë, pa censurim dhe duhet të limitojë veten për të ‘treguar çfarë po ndodhë’ dhe të mos ‘na thotë neve çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë”.

Në fund të mesazhit, grupi shkruan se asnjë e dhënë nuk ishte vjedhur apo fshirë.

“Vetëm faqja kryesore është ndryshuar,” vazhdon mesazhi. “Ne nuk jemi kriminelë ne jemi AnonPlus.”

Një lidhje e llogarisë Twitter të grupit, i cili ishte aktiv për herë të fundit para dy javëve, është publikuar. Grupi nuk është përgjigjur kërkesës për koment.

Në Twitter komisioni tha se po punon për të rregulluar problemin. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>