Lajmet

Hakerat kanë mundur të hyjnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Hakerat kanë mundur të hyjnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë

Shutdown-takes-its-toll-on-White-House-operationsNjë zëdhënës i qeverisë amerikane pohoi për gazetën The Washington Post, të martën se disa hakera kanë mundur të hyjnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë. Mendohet se pas këtij sulmi qëndron qeveria ruse.

Kjo çështje është marrë shumë seriozisht nga autoritetet të cilët morën masa të menjëhershme kundër sulmit. Burime të brendshme kanë zbuluar se hakerat mund të jenë të kontraktuar nga qeveria ruse me qëllim vjedhjen e informacioneve konfidenciale të shtetit. Ata shprehen se nuk është hera e parë që kanë ndërhyrje të tilla të paidentifikuara në sistemin e Shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet kanë bllokuar përkohësisht akseset e disa përdoruesve me qëllim minimizimin e dëmeve. Fatmirësisht pasojat e këtij sulmi nuk kanë qenë fatale, megjithatë disa elemente sigurie janë dëmtuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>