Lajmet

Hakerat kinezë kanë vjedhur informacionet e mbi 4.5 milionë pacientëve në spitalet e SHBA-së

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Hakerat kinezë kanë vjedhur informacionet e mbi 4.5 milionë pacientëve në spitalet e SHBA-së

e3d55f8c1ec43dccc84e5b78e5444bea58d548e4Gjatë periudhës kohore prill-qershor hakerat kanë hyrë në sistemin spitalor të SHBA-së dhe vodhën më shumë se 4.5 milionë informacione mbi pacientët në spitale. Ky sistem spitalor mbulonte 206 spitale në 29 shtete, veçanërisht në juglindje. Ekspertët thonë se hakerat u gjurmuan në Kinë.

Hakerat nuk vodhën informacion mbi kartat e kreditit, por ata morën informacion mbi të dhënat personale si emrat, datat e lindjes, vendlindja, numrat e telefonit apo numrat e sigurimeve shoqërore.

Spitali zbuloi se kjo lloj vjedhje ishte një “kërcënim i avancuar këmbëngulës” APT , gjatë të cilit hakerat shkojnë pas një objektivi duke përdorur të gjitha metodat e mundshme për të depërtuar, për muaj të tërë derisa t’ia arrijnë qëllimit.

APT është një lloj shumë i vështirë për tu ndaluar, kështu që kompania punësoi një firmë të specializuar për mbrojtjen kundër këtij kërcënimi, Mandiant e cila punoi dhe në zbatimin e ligjit federal.

Padyshim që kjo vjedhje e informacionit nga hakerat kinezë nuk ndikoi mirë në sistemin spitalor apo tek pacientët, por ishte një grusht i fortë dhe i nevojshëm për kompaninë e sigurimit që ruante këto të dhëna, FireEye. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>