Lajmet

Hakerat Koreano-Verior kanë vjedhur planet e luftës së Koresë së Jugut dhe SHBA-ve

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Krahas planeve të forcave speciale, janë shtënë në duar informacion me rëndësi të bazave ushtarake në jug. Hakerat Koreano-Verior kanë vjedhur planet e luftës së Koresë së Jugut dhe SHBA-ve

Hakerat nga Korea e Veriut raportohet se kanë vjedhur dokumente ushtarake nga Korea e Jugut së bashku me planet për vrasjen e liderit Koreano Verior Kim Jong-un.

Rhee Cheol-hee, një ligjvënës Koreano Jugor, tha se informacioni ishte vjedhur nga Ministria e Mbrojtjes.

Dokumentet e hakuara përmbanin plane lufte të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut në rast konflikti me Veriun komunist.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut ka refuzuar të komentojë mbi dokumentet e vjedhura.

Krahas planeve të forcave speciale, janë shtënë në duar informacion me rëndësi të bazave ushtarake në jug.

Hakimi mendohet të ketë ndodhur në Shtator të vitit të kaluar. Në Maj, Koreaa e Jugut tha se sasi të mëdha të dhënash janë vjedhur dhe shprehej se pas sulmit mund të fshihej Koreaa e Veriut.

Kjo e fundit mohoi akuzat ndërsa agjencia e lajmeve Yonhap thotë se hakerat që kanë filluar sulmin mund të jenë nga Kina. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>