Lajmet

Hakerat mund të mbushin pajisjet USB me sulme të reja

Aug 3 2014
0 Shpërndarje
Hakerat mund të mbushin pajisjet USB me sulme të reja

HakeretPajisjet usb si tastierat, mausi dhe flesh mund të përdoren nga hakerat për të hakuar kompjuterët personale në një klasë të re potenciale sulmesh të cilat shmangin të gjithë mbrojtësit e sigurisë të njohur deri më tani.

Karsten Nohl, shkencëtari i SR Labs në Berlin, theksoi që hakerat mund të ngarkojnë softuerë të dëmshëm (maluerë) në çipet e vogla kompjuterike me kosto të ulët që kontrollojnë funksionet e pajisjeve USB, por që nuk kanë mburoja përkundrejt kodeve të tyre.

“Nuk mund ta dish se nga vjen virusi. Është si një truk magjik,” u shpreh Nohl, firma kërkimore e të cilit është e njohur për zbulimin e mangësive të mëdha në teknologjinë e telefonëve mobile.

Gjetjet tregojnë që bug-et në softuerë që përdoren për ekzekutimin e komponentëve të vegjël elektronikë të padukshëm në përdoruesit e kompjuterëve mesatarë mund të jenë ekstremisht të rrezikshme nëse hakerat arrijnë të kuptojnë se si t’i përdorin. Kërkuesit e sigurisë kanë kthyer vëmendjen në zbulimin e të metave të tilla. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>