Harduer

Hakerat mund të përgjojnë përmes një kamere Canon EOS

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Hakerat mund të përgjojnë përmes një kamere Canon EOS

Kamerat Canon EOS-1D X mund të hakohen dhe të përdoren si mjete survejimi, duke bërë që të shkarkohen të gjitha imazhet, të fshihen apo të ngarkohen në ueb.

Kjo deklaratë vjen nga një kërkues në konferencën Hack in the Box që u zhvillua gjatë kësaj jave në Amsterdam.

Kamera dixhitale SLR ka një portë etherneti dhe suporton njëkohësisht lidhje wireless përmes një adaptuesi WLAN.

Lidhja është e nevojshme veçanërisht për gazetarët apo fotografët të cilëve u duhet t’i ngarkojnë fotot në një server FTP.

“Në qoftë se një fotograf përdor një rrjet jo të sigurt si Wi-Fi i hotelit apo një rrjet publik, atëherë pothuajse çdo njeri që ka disa njohuri bazë në këtë fushë mund të arrijë të shkarkojë imazhet nga kamera,” u shpreh kërkuesi gjerman Daniel Mende.

Kamera mund të aksesohet nga sulmuesit në një sërë mënyrash. Duke qenë se ngarkimi i tipit FTP dërgon të dhëna në tekst, kredencialet dhe të gjitha të dhënat e tjera gjatë transmetimit mund të përgjohen. Prandaj është e thjeshtë që të arrihen të aksesohen edhe fotot gjatë trafikut në rrjet.

Kamera ka gjithashtu edhe një DNLA (Digital Living Network Alliance) mode, e cila i mundëson të shpërndajë media mes pajisjeve.

Ajo nuk kërkon autentikim dhe nuk ka kufizime të tjera. DNLA përdor protokollet e rrjetit UPnP (Universal Plug and Play) dhe media mund të aksesohet përmes HTTP and XML in DNLA mode.

“Në këtë “mode” kamera funksionon njësoj si një server rrjeti,” u shpreh Mende. Ai shtoi se çdo klient DNLA mund të shkarkojë të gjitha imazhet nga kamera.

Duke qenë se shfletuesi mund të shërbejë si klient DNLA, është mjaft e thjeshtë ta bësh këtë gjë (pra, vjedhjen e të dhënave).

Mjafton të navigosh në kujtesën e kamerës dhe të gjesh imazhesh që të duhen.

Ajo që u rekomandohet përdoruesve të EOS-1D X është të mos përdorin rrjete të pasigurta për të parandaluar sulmet e mundshme.

Gjithmonë duhet të përdorin fjalëkalime të forta për rrjetet WLAN.

Deri tani Canon nuk ka dhënë asnjë përgjigjje zyrtare lidhur me këtë çështje. (PCWorld Albanian)

camera

Lajmet e fundit>