Lajmet

Hakerat në aksion!

Jan 14 2012
0 Shpërndarje
Hakerat në aksion!

Grupi Kosova Hacker’s Security gjithashtu, njoftojnë se kanë marrë në dorë edhe programin për Investime Publike, Listat e Punëtorëve në Qeveri dhe në Radio Televizionin e Kosovës.

Ky sulm, sipas pohimit të grupit të hakerave, ka ardhur si pakënaqësi me bisedimet Kosovës-Serbi dhe lejimin e hyrjes së Tadiqit në Kosovë.

Përveç kësaj, Kosova Hacker’s Security paralajmërojnë se informata të reja do të bëhen publike pas disa muajve.

Kosova Hacker’s Security, paralajmëron se grupi i tyre nuk do të ndaloj deri sa Qeveria e Kosovës të filloj të mendoj për të Pastrehët, Ekonominë, Sportin dhe ndalimin e bisedimeve me Serbinë./Gazeta Express

Lajmet e fundit>