Lajmet

Hakerat publikojnë episode të shfaqjeve të HBO

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Javët e fundit u raportua se HBO ishte përfshirë në një incident kibernetike. Hakerat kanë kërkuar para në këmbim të mos publikimit të përmbajtjeve. Hakerat publikojnë episode të shfaqjeve të HBO

Hakerat kanë publikuar më shumë episode të shfaqjeve të HBO-së por publikimet e fundit nuk përmbajnë pjesë nga seritë hit të “Game of Thrones” raportoi Associated Press të dielën.

Hakerat të cilët hynë në rrjetin e HBO publikuan informacione të vjedhura për javë të tëra duke ofruar episode të pa publikuara zyrtarisht të shfaqjes “Curb Your Enthusiasm.”

Gjithashtu janë prekur edhe episodet e “Insecure,” “Ballers” dhe “The Deuce,” sipas Associated Press.

HBO tha të dielën se nuk kishte komunikuar me hakerat dhe nuk do të komentonin asnjë publikim të tyre.

Javët e fundit u raportua se HBO ishte përfshirë në një incident kibernetik. (http://bit.ly/2hYfAhN) Hakerat kanë kërkuar para në këmbim të mos publikimit të përmbajtjeve.

HBO e pranoi hakimin dhe tha se hakerat kishin kërkuar miliona dollar për mos publikimin e serive të vjedhura. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>