Lajmet

Hakerat rus shfaqin online 5 milion llogari përdoruesish në Gmail dhe fjalëkalimet përkatëse

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
Hakerat rus shfaqin online 5 milion llogari përdoruesish në Gmail dhe fjalëkalimet përkatëse

933b62d716fdd077417d0dd60751c3ef3a17d1eeRreth 5 milion adresa përdoruesish dhe fjalëkalime, shumica të përdoruesve rus, janë shfaqur online. Mendohet se 60% e këtyre llogarive janë ende aktive.

Teksti, që përmbante të dhënat e këtyre llogarive, u publikua në rrjetin social online Bitcoin Security Forum.

Të dhënat e zbuluara nuk jepnin akses vetëm në llogarinë në Gmail, por edhe në disa shërbime të tjera të Google.

Sipas medias ruse, CNews, zëdhënësja i zyrës së shërbimeve të Google në Rusi u shpreh se ekspertët e kanë kuptuar problemin dhe po marrin masa për ta zgjidhur atë. Ajo gjithashtu këshilloi përdoruesit që urgjentisht të vendosnin fjalëkalime më të sigurta dhe më shumë hapa sigurie. Nëse doni të dini nëse llogaria juaj është hakuar ju mund të kontrolloni në faqen isleaked.com. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>