Harduer

Hakerat Rusë kanë sulmuar 21 shtete Amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale

Sep 25 2017
0 Shpërndarje
Arizona dhe Ilinois konfirmuan se kishin qenë në shënjestër gjithashtu. Sipas Assciated Press lista e 21 shteteve mbyllet me Iowa, Mariland, Dakota e Veriut, Pensilvani, Delauer, Oregon, Oklahoma dhe Virxhinia. Hakerat Rusë kanë sulmuar 21 shtete Amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale

Wiskonsin, Ohajo, Kalifornia dhe 10 shtete të tjera thanë ditën e Premte se ishin në mesin e 21 shteteve të sulmuara nga hakerat Rusë gjatë zgjidhjeve presidenciale Amerikane në 2016-ën.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare konfirmoi se kishte njoftuar shtetet në fjalë rreth aktivitetit të dyshimtë por nuk identifikoi se kush fshihej pas tyre.

Rusia vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në zgjedhjet Presidenciale Amerikane. Alabama, Alaska, Kolorado, Konektikat, Florida, Minesota, Teksas dhe Washington gjithashtu konfirmuan se ishin sulmuar nga hakerat Rusë por sulmet nuk kishin qenë të suksesshme.

Arizona dhe Ilinois konfirmuan se kishin qenë në shënjestër gjithashtu. Sipas Assciated Press lista e 21 shteteve mbyllet me Iowa, Mariland, Dakota e Veriut, Pensilvani, Delauer, Oregon, Oklahoma dhe Virxhinia.

Megjithatë ende nuk ka prova të cilat tregojnë ndërhyjen e hakerave në sistemet e votimit. Sipas Departamentit ndonëse u sulmuan 21 shtete, janë regjistruar vetëm aktivitete preeliminare ku vetëm një numër i vogël sistemesh janë kompromentuar.

Gjatë muajit Gusht agjencitë Amerikane të inteligjencës thonin se Kremlini kishte orkestruar një operacion të gjërë kur përfshiheshin hakimet dhe propaganda online për të dërguar votën Amerikane në favor të Trump. /PCWorld Albanian

Tags >

RusiaSHBA
Lajmet e fundit>