Siguri

Hakerat shqiptarë ofrojnë shërbime kriminale me qira

Aug 13 2008
0 Shpërndarje
Hakerat shqiptarë ofrojnë shërbime kriminale me qira

Ka në dorë një unazë martese dhe nuk sheh në drejtim të shikuesit. Videoja është bërë nga një grup i njohur i hakerave shqiptarë, të cilët po bëjnë emër në botën e malware dhe krimeve kompjuterike.

Ky informacion konfirmohet dhe nga Don Jackson, kërkues nga kompania e shërbimeve të sigurisë SecureWorks. Përveç armës, në video duket edhe një monitor kompjuteri, një tavolinë e mbushur me kartëmonedha dhe shumë linqe për faqet e hakerave shqiptarë. Malware (programe të dëmshme) është një biznes fitimprurës dhe duket se edhe hakerat shqiptarë, ashtu si dhe gjithë të tjerët, po mundohen të përfitojnë sa më shumë, duke përdorur mjetet që ofron Web 2.0, për njoftime, blog dhe web faqe të tjera publike.

Kriminelët dixhitalë po orientohen më shumë drejt faqeve dhe rrjeteve e popullarizuara, për të bërë emër, në mënyrë që të rrisin fitimet e veta. Por le të shohim pak se si mund të shiten programet për t’u futur në kompjuterin tuaj, apo si mund të vidhet identitetin tuaj informatik? Thjesht! Shitja e malware nuk konsiderohet ilegale në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër në botë. Vetëm përdorimi është ilegal. ”Zgjerimi i këtij rrjeti, po lëviz nga teknologjia, drejt biznesit”, thotë Zulfikar Ramazan, drejtor i kërkimeve në Symantec Security Response.

Krijuesit e viruseve janë të shpejtë për as i përket lëshimeve teknike të sigurisë. “Qëllimi i vërtetë është të bëjnë më shumë biznes dhe marketing”, shpjegon ai. Reklamat publike të bëra nga këto grupe, thyejnë rregullat kryesore të çdo aktiviteti ilegal: Mospopu llarizimi dhe qëndrimi në hije. Ramazan shton se “djemtë më të sofistikuar, janë më të qetët.” Por derisa krijuesit e trojanëve dhe aplikacioneve tjera të dëmshme nuk kanë frikë nga pasojat me ligjin, nuk kanë dhe arsye pse të fshihen. Një tjetër video, nga një grup turk, reklamon një program, i cili përdoret për të hyrë në PC në mënyrë ilegale. Emri i grupit dhe logoja (një fytyrë jashtëtokësori me yllin dhe hënën turke), shfaqet gjatë videos dhe narratori e shoqëron shikuesin gjatë gjithë këtij tutoriali 5-minutësh, që tregon përdorimin e programit. Më shumë se 17 000 persona e kanë parë këtë video deri tani. You Tube është një platformë e shkëlqyer për reklama nga krijuesit e malware. Origjina e videove është thuajse e pazbulueshme. Zëdhënësi i YouTube ka deklaruar se kompania nuk kontrollon përmbajtjen e faqeve, por do të hetojë nëse shikuesit kanë raportuar video të tilla, si të papërshtatshme.

Reklamat nga djemtë e këqij të internetit nuk ndalojnë me YouTube. Sipas Jackson, “shumica e banditëve të internetit kanë profilet e tyre në faqe për njoftime dhe blog, si LiveJournal.com, për të qenë në kontakt me partnerët dhe konsumatorët”.Faqet të cilat shpesh nuk kanë referenca direkte tek malware, ofrojnë mundësi të mira për të fshehur gjurmët e kontaktit. Për të blerë një malware, klienti e gjen numrin ICQ apo informacionintjetër të kontaktit, të postuarnë pro lin e këtyre personave. “Këto faqe ofrojnë mundësinë e fshehjes edhe para syve të ligjit” thotë Tom Bowers, punonjës te kompania e antiviruseve Kaspersky Lab. Por, fatmirësisht,nuk janë tërësisht të fshehur. Bowers thotë se ai bashkëpunon me forcat e rendit për të gjurmuar dhe gjetur kriminelët informatikë, përmes rrjetave shoqërore. Të gjitha këto reklama publike dhepro let nëpër faqe të ndryshme, ndihmojnë forcat e rendit për të hetuar më lehtë rastet, por jo gjithmonë këto të dhëna çojnë te fajtorët. Përdorimi i malware është ilegal dhe zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë thotë se mund të akuzohet krijuesi i virusit, që ka nxitur apo ndihmuar në kryerjen e krimit, nëse kapet dikush që ka blerë malware për të infektuar një PC. Por Departamenti i Drejtësisë duhet të vërtetojë se shitësi ka pasur për qellim, që kodi të përdoret për veprime kriminale. Zëdhënësja thotë se nuk ka mundur të gjejë ndonjë rast të këtij lloji gjatë kërkimit të saj. Dhe këtu bëhet  alë vetëm për Shtetet e Bashkuara. Në pjesën tjetër të botës, sjellja e krijuesve të viruseve para drejtësisë nuk është një prioritet i madh.

Lajmet e fundit>