Lajmet

Hakerat ukrainas marrin përgjegjësi për sulmet ndaj faqeve të NATO-s

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Hakerat ukrainas marrin përgjegjësi për sulmet ndaj faqeve të NATO-s

cyberberkut_610x410Hakerat ukrainas që janë pro Rusisë kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet kibernetike që çuan “down” një sërë uebfaqesh të NATO-s, ndërkohë që në Ukrainë dhe Rusi sa vijnë e rriten tensionet në lidhje me ndërhyrjen ruse në Gadishullin e Krimesë. Hakerat janë pjesë e grupit “Cyber Berkut” dhe deklarojnë se ishin ata që i kryen sulmet të shtunën duke nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit uebfaqen kryesore të NATO-s dhe atë të qendrës së mbrojtjes kibernetike në NATO. Grupi gjithashtu deklaron se ishin ata që sulmuan edhe faqen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, konfirmoi në Twitter se disa faqe të NATO-s kanë qenë synimi i disa sulmeve të konsiderueshme DDoS (Distributed Denial of Service – Ndalim i Shpërndarë Shërbimi). Ajo gjithashtu nuk la pa përmendur mbase detajin më kryesor, fakti që nuk është prekur integriteti i sistemeve dhe nuk kanë rrjedhur të dhëna nga sistemet. Punonjësit e IT-së në NATO janë duke punuar intensivisht për të sjellë gjithçka në normalitet sërish.

Sulmet u kryen vetëm pak para se të fillonte referendumi i kritikuar ashpër dhe gjerësisht nga komuniteti diplomatik ndërkombëtar për çështjen nëse Krimea duhet t’i bashkohet Rusisë apo të mbetet pjesë e Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli të pavlefshëm referendumin, edhe pse ai u krye pa ndërprerje. Por gjithsesi, as OKB nuk i ndaloi hakerat ukrainas pro-rusë që të sulmojnë ndërkombëtarisht. Interneti në Ukrainë ka qenë i censuruar që në kohën kur në vend filluan protestat antiqeveritare para pak muajsh dhe akoma më shumë me ndërhyrjen ruse. Në mundësitë më të mira, hakerat ukrainas, të të dy anëve, kanë qenë mëse aktivë në sulme ndërkombëtare. Edhe pse është në kontradiktë, censurimi i internetit ka sjellë edhe aktivitet më të madh të sulmeve. Qeveria ruse urdhëroi kompanitë e ofrimit të shërbimit të internetit që të bllokojnë aksesin e një numri faqesh ruse që shkruajnë kritika ndaj presidentit Putin. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>