Lajmet

Hakerat vjedhin 53 milion llogari në HomeDepot

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Hakerat vjedhin 53 milion llogari në HomeDepot

depotHomeDepot Inc ka rënë pre e një sulmi masiv nga hakerat në periudhën prill-shtator. Gjatë këtij sulmi mendohet se janë vjedhur rreth 53 milion adresa e-maili të përdoruesve. HomeDepot shtoi gjithashtu se këta kriminelë përdorën emrin dhe fjalëkalimin e një shitësi të një pale të tretë për të hyrë në gjithë perimetrin e rrjetit. Më pas morën të drejtën për të naviguar në sistemin e kompanisë.

Është zbuluar se hakerat kanë hyrë në këtë llogari të HomeDepot, në terminalet e kontrollit në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. HomeDepot e cila si fillim e identifikoi këtë sulm në muajin shtator, është një nga viktimat më të mëdha të luftës së hakerave përsa i përket shitjeve. Zinxhiri më i fuqishëm i furnizimit të produkteve shtëpiake ka deklaruar se ka parashikuar një dëm prej 62 milion dollarësh, shumë me të cilën do të riparohen problemet e shkaktuara.

Aktualisht kjo çështje është duke u shqyrtuar deri në detaje nga autoritet përkatëse në bashkëpunim me ekspertët e teknologjisë. Fatmirësisht të dhënat e vjedhura nuk ishin të një rrezikshmërie të lartë. (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>