Ja se si

Hakerët drejtojnë shikimin te Windows Vista

Jul 15 2008
0 Shpërndarje
Hakerët drejtojnë shikimin te Windows Vista

Prova A: Microsoft publikon tri përmirësime “kritike” në Dhjetor, që kishin ndikim në versionet e më hershme të Windows, duke përfshirë edhe Service Pack 2 të XP. Njëri nga përmirësimet kritike ndikon në katër vrima në Internet Explorer 6 dhe 7. Ky “azhurnim përmbledhës” përfshin të gjithë përmirësimet e mëhershme, vetëm në rast se keni bërë gjithë të azhurnimet e mëparshme. Një nga lëshimet, mënyra se si IE punonte me Dynamic HTML, ishte nën sulm, kur Microsoft lëshoi këtë përmirësim.
Dy përmirësimet e tjera rregullonin problemin e procesimit të dokumenteve të ndryshëm multimedia nga Windows. Njëri rregullonte një lëshim në DirectX, derisa tjetri mbyllte një vrimë që ka sistemi operativ në trajtimin e disa dokumenteve audio dhe video. Kurdo që Microsoft e cilëson një virus “kritik”, cënushmëria e sistemit tuaj është në mëshirën e kriminelëve. Nëse, edhe ju ashtu si unë, harroni të kryeni azhornimin automatik, shkoni në find.pcworld.com/59502 për të shkarkuar përmirësimet.

Kërcënimi i HP “Quick Launch”
Më shumë se 80 modele të laptopëve HP kanë një dobësi sigurie në programin e HP, i cili mundëson konfi gurimin e butonave të lançimit të shpejtë. Kjo dobësi do të lejonte sulmuesin të merrte kontrollin e PC-së tuaj, nëse keni vizituar faqen e sulmuesit, që përmban virusin. Pas kësaj dobësie të sigurisë, HP ka lëshuar në qarkullim një azhornim që çaktivizon programin për butonat “quick launch” i quajtur dhe InfoCenter. Derisa kompania të nxjerrë një version komplet të sigurt, nuk mund t’i përdorni këta butona, por së paku do të jeni të sigurt. Ju duhet të shkarkoni në mënyrë manuale dhe instaloni azhurnimin. Nëse laptopi juaj ka HP InfoCenter, shkoni në find.pcworld.com/59506 për ta shkarkuar.

Office 2007 Service Pack
Service Pack i parë për Office 2007 ka dalë më në fund. Përfshin përmirësimet e hershme të sigurisë, azhornimet e ekzekutimit dhe shumë përmirësime të tjera. Gjithashtu ka disa rregullime të disa problemeve të vogla. Për shembull, SP1 përmban një përmirësim që do të duhej të përmirësonte punën e Outlook, kur keni të bëni me dosje të mëdha të mesazheve. Do të shihni edhe disa përmirësime të pashpjegueshme gjithashtu. Merrni Offi ce 2007 SP në find.pcworld.com/59507.

Adobe Riparon Flash
Adobe ka mbyllur një grup vrimash në Flash Player. Të gjitha platformat e përkrahura; Mac, Linux, Windows (Vista gjithashtu), janë të cënueshme. Infektimi është aq i lehtë sa që kryhet duke vizituar një faqe me një banner të infektuar apo duke klikuar në një dokument SWF (Shockwave Flash). Adobe ka nxjerrë versionin më të ri 9.0.115.0. Vizitoni pcworld.com/59699.

Lajmet e fundit>