Lajmet

Hakerët duan Android Gingerbread

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Hakerët duan Android Gingerbread

Duke përdorur një softuer të vjetruar në smartfonin tuaj ju mund të bëheni një objektiv i lehtë për sulme keqdashëse dhe viruse.

Raporti i fundit nga ndërmarrja hulumtuese ruse, Kaspersky Lab, zbulon që 28 për qind e të gjithë telefonave me Android që janë infektuar nga sulmet keqdashëse përdorin Gingerbread, që është versioni 2.3.6 i sistemit operativ, i lëshuar në shtatorin e vitit 2011.

Ai numër i lartë ka të bëjë me faktin që më tepër se gjysma e pajisjeve me Android në treg e përdorin atë version të softuerit.

Ice Cream Sandwich, është radhitur në vitin e dytë, me 23% të sulmeve, megjithë faktin që ka një treg dukshëm më të vogël se Gingerbread, ku vetëm një në katër telefona me Android është duke e përdorur këtë version.

“Është e dukshme që pajisjet me versione më të vonshme të sistemeve operative të instaluara në to janë përshtatur më mirë që aktivisht të punojnë online. Fatkeqësisht, më tepër shfletim aktiv i uebit shpesh i udhëheq përdoruesit në faqet që mbajnë përmbajtje keqdashëse”,- shkruan analisti i lartë i sulmeve keqdashëse në Kaspersky, Yury Namestnikov.

Raporti zbulon po ashtu që sulmi më i zakonshëm keqdashës, SMS Trojans, infekton një telefon dhe pastaj dërgohet porosi tekstuale tek numra, duke vjedhur sasi të mëdha të parave nga përdorues pa dijeninë e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>