Lajmet

Hakerët e “Anonymous” sulmojnë uebfaqet izraelite

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Hakerët e “Anonymous” sulmojnë uebfaqet izraelite

Pak ditë më parë grupi Anonymous kishte kërcënuar shtetin e Izraelit se do të bëjë sulmin në faqet zyrtare izraelite, por nuk ka arritur që ta bëjë këtë, edhe pse ka ndërmarrë një fushatë me sulme kibernetike gjatë kësaj fundjave duke sulmuar uebfaqet qeveritare të Izraelit.

“Deri më tani është ashtu siç ishte pritur, me ndonjë dëmtim të pakët të vërtetë,” tha Yitzhak Ben Yisrael nga Byroja Kombëtare Kibernetike qeveritare. “Anonymous nuk ka shkathtësi për të dëmtuar infrastrukturën vitale të shtetit.

Dhe nëse ai ishte qëllimi i tyre, atëherë ai (grup) nuk do të lajmëronte sulmin përpara kohës. Ai dëshiron të krijon zhurmë në media për problemet që janë afër zemrës së tij,” tha ai.

Kohë më parë ishte postuar nga ky grup në Twitter paralajmërimi që ata do të lëshonin një sulm madhor ndaj faqeve izraelite duke filluar nga 7 prilli. Disa njerëz e kishin parë këtë sulmim si “solidarizim” me palestinezët.

Byroja e Statistikave e Izraelit gjatë të dielës e kishte faqen të rrëzuar, por nuk ishte e qartë nëse ishte sulmuar.

Mediat thanë që faqet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Edukimit, po ashtu edhe bankat ishin vënë nën sulme.

Një zëdhënës qeveritar tha që faqet ishin duke funksionuar në gjendjen e zakonshme, ndërsa sa i përket faqes së Ministrisë së Edukimit, ajo ishte rrëzuar për shkak të problemeve teknike që nuk kanë të bëjnë me përpjekje hakimi.

Një ekspert i sigurisë dhe kriptografisë në Universitetin Ben Gurion, tha që sulmet e këtij lloji me gjasë do të bëhen më të zakonshme.

“Ai është një test i mirë për sistemet tona të mbrojtjes dhe ne do ta dimë më mirë se si të merremi me kërcënime serioze në të ardhmen,” tha ai.

Dolev kishte deklaruar në forumet e tij që këto sulme do të bëhen në mbrojtje.

Hakerët kanë pasur pak sukses në përpjekjet e tyre për të marrë dhe ndryshuar deri më tash faqet e Izraelit dhe janë duke planifikuar “ngarkim të shërbimeve” ku faqet janë të mbingarkuara dhe komunikimet janë të penguara.

Dolev i cili shërben gjithashtu si kryetar i Qendrës për Komunikim në Universitetin Inter që lidh faqet e Izraelit dhe degët hulumtuese të ndërmarrjeve si IBM, tha që 40 ekspertë të sigurisë nga qendra “janë duke shikuar përpara për të luajtur me sulmuesit”. (PCWorld Albanian)

Anonymous

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>