Lajmet

Hakerët e sulmojnë ueb faqen e Kaspersky

Jun 29 2009
0 Shpërndarje
Hakerët e sulmojnë ueb faqen e Kaspersky

Hakeri i njohur me emrin Unu fitoi qasje në informacionet personale të qindra klientëve të Kyspersky, duke përfshirë këtu edhe llogaritë si dhe kodet e aktivizimit.

Detajet e sulmit u bënë të ditura në forumin Hackersblog.

“Të shtunën u vu re një rrezik për ueb faqen e Kaspersky me domain në Amerikë kur një haker e sulmoi ueb faqen” – deklaroi një përfaqësues i Kaspersky.

“Ueb faqja ishte jashtë përdorimit vetëm për një kohë të shkurtë, ngase ne morrëm një aksion dhe eliminuam rrezikun brenda 30 minutash.”

Unu thotë se ai e kishte paralajmëruar Kaspersky për lëshimet, por ai asnjëherë nuk kishte marrë përgjigje. Por hakerëve të forumit Hackersblog nuk iu mjaftoi vetëm kjo, duke pretenduar të bëjnë dëme edhe më të mëdha.

Një haker tha se sulmi do të mund të kishte qenë shumë më kritik nëse do të nxirrnin iformacione të ndjeshme nga ueb faqja si llogaritë, e-mailat, fjalëkalimet, kodet dhe përdoruesit e mysql e të tjera informacione të ndjeshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>