Siguri

Hakerët futen në rrënjët e Playstation 3

Jan 4 2011
0 Shpërndarje
Hakerët futen në rrënjët e Playstation 3

Grupi i hakerëve gjerman që pretendojnë se kanë arritur këtë, quhen fail0verflow dhe siç duket ata kanë kthyer prapa procesin në atë mënyrë që PS3 të kalkulojë çelësat e sigurisë të vendosur për të vërtetuar aplikacionet. Grupi pretendon se ka ndjekur hakimin për të lejuar instalime tjera të sistemit operativ Linux, një veçori që Sony ka larguar nga konzola gjatë vitit të kaluar.

Gjatë rrugës, hakeri i iPhone George Hotz (ndryshe i njohur edhe si Geohot) është përfshirë dhe ka ridefniuar hakimin për përdorim publik, dhe e ka paraqitur atë në ueb faqen e tij, megjithëse ka shtuar se “nuk pëlqen piraterinë”.

Natyrisht pirateria është ajo që sigurisht shumica e përdoruesve e kanë në mendje. Hakimi realisht nënkupton se secili tani mund të dekriptojë dhe nënshkruajë kodin PS3-it të vet, duke përfshirë lojërat, sistemet operative, filmat Blu-ray, aplikacionet dhe ISO-t e veçanta.
Sony padyshim që është irrituar tej mase…

PS3 ishte hakuar në gusht të vitit që shkoi nga një grup që shpresonin të shisnin USB çelësa që konvertonin sistemet në “debug” njësi të afta për të luajtur lojëra të piratuara apo për të lëshuar kod të krijuar vet. Sony lëshoi në aksion avokatët e saj, duke parandaluar edhe shitjen e përkohshme të pajisje në shtet si Australia. Nuk është e sigurtë sesi po qëndrojnë gjërat tani, por këta USB çelësa thuhet se shiten për një çmim deri në 150$, kurse hakimi më i thjeshtë si nga fail0verflow kushton më pak.

Deri më tani hakimi nga fail0verflow nuk është parë në aksion dhe nuk është testuar. Kështu që as ne si PCWorld Albanian nuk mund të konfirmojmë asgjë apo të komentojmë rreth efikasitetit të tij.  E tëra që mund t’ju themi është të shikoni këtë video me prezantimin e hakimit në 27’th Chaos Communication Congress në Berlin. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>