Siguri

Hakerët kanë sulmuar sistemin e fjalëkalimeve të Google

Apr 21 2010
0 Shpërndarje
Hakerët kanë sulmuar sistemin e fjalëkalimeve të Google

Sipas New York Times, programi i koduar me emrin Gaia (Perëndia Greke e Tokës), ishte sulmuar në një ofensivë të shpejtë në dhjetor të vitit 2009.

“Përshkruar publikisht vetëm një herë në një konferencë teknike para katër vitesh, softueri ka për qëllim që t’iu mundësojë përdoruesve dhe punëtorëve të kyçen me fjalëkalimet e tyre vetëm një herë për të operuar një bashkësi shërbimesh” tha John Markoff i New York Times.

“Sulmuesit nuk duket se kanë vjedhë fjalëkalime të përdoruesve të Gmail, dhe kompania me shpejtësi ka filluar të bëjë ndryshime të theksuara të sigurisë, për të përforcuar rrjetet pas ndërhyrjeve të jashtme”.

Megjithatë, Google vazhdon të përdor sistemin Gaia, që është riemëruar “Single Sign-On” dhe veçohet me shtresa të reja për enkriptim për shërbimin e saj Gmail.

Kompania gjithashtu ka rritur numrin e data qendrave të saja të sigurisë, gjersa në anën tjetër ka avancuar komunikimet e sigurta mes shërbimeve të saja dhe kompjuterëve eksternal.

Pavarësisht kësaj, thyerja e lartë përmendur ka gjasa t’iu lejojë hakerëve që të zbulojnë dobësi shtesë në iterimet e tanishme dhe të ardhshme të sistemeve të fjalëkalimeve të Google.

Kuptimi i algoritmeve mbi të cilën bazohet softueri ka shumë rëndësi për një sulmues, që po kërkon pika të dobëta në sistem.

Lajmet e fundit>