Siguri

Hakerët me satelit të vetin

Jan 3 2012
0 Shpërndarje
Hakerët me satelit të vetin

Lajmi vjen pasi bota e teknologjisë është ende duke sfiduar dhe diskutuar ligjin e propozuar të cilin shumë po ia kanë frikën. Sipas BBC News, plani për satelit është diskutuar gjatë Chaos Communication Congress në Berlin. Ajo po quhet “Hackerspace Global Grid”.

Nëse nuk ju pëlqen ideja e asaj që hakerët të komunikojnë më mirë, aktivisti Nick Farr ka thënë se i vetmi motiv për projektin është dituria, që përfshin edhe zhvillimin e elektronikave të reja që mund të mbijetojnë në gjithësi, dhe të lansojnë vetura që mund t’i dërgojnë ata atje. 

Juve mund t’ju duket diçka e vështirë për të vendosur në gjithësi një satelit, por hobistët dhe amatorët kanë qenë në gjendje që gjatë viteve të fundit t’i dërgojnë në gjithësi duke shfrytëzuar balonë. Megjithatë, pa xhepa të thellë të agjencive nacionale apo të kompanive të mëdha ata do ta kenë të vështirë përcjelljen e pajisjeve. 

Për t’i vendosur më mirë satelitët, grupi gjerman i hakerëve ka ardhur me idenë e një lloj GPS’i revers që mund të shfrytëzon një rrjet të shpërndarë të stacioneve të lira tokësore që mund të blihen apo ndërtohen nga individët. Këto stacione do të ishin në gjendje të saktësojnë pozitën e satelitëve në cilëndo kohë dhe të përmirësojnë transmetimin e të dhënave nga satelitët në tokë. 

Skema e diskutuar nga hakerët përcjellë ligjin “Stop Online Piracy Act” SOPA të shpalosur në SHBA, të cilin e konsiderojnë shumica si kërcënim të lirisë online. Ashtu siç e thotë Tony Bradley prej PCworld, ligji është një kombinim i lëvizjes për të luftuar piraterinë e internetit dhe në fakt tejkalon skajshmërisht qëllimin e tij dhe kërcënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>