Siguri

Hakerët morrën 2.7 milionë dollarë nga Citigroup

Jun 25 2011
0 Shpërndarje
Hakerët morrën 2.7 milionë dollarë nga Citigroup

Hakerët nuk u futën brenda sistemit kryesor të procesimit të kartelave të kreditit, por ishin në gjendje që të merrnin numrat, së bashku me emrat dhe informacionet e tjerë të myshterinjëve, duke u qasur në uebfaqen e grupit Citi dhe duke i gjetur numrat e llogarive.

Deri tani, nuk ishte shumë e qartë, nëse mashtrimi kishte ndodhur si rezultat i vjedhjes. Por Citi pranoi të premten që ishin humbje të 2.7 milionë dollarëve nga rreth 3,400 llogari.

Banka kishte thënë që myshterinjët nuk do të jenë përgjegjës për humbjet.

Citi e kuptoi për sulmin më 10 maj dhe filloi që t’ju tregojë njerëzve më 3 qershor. Banka tha që të dhënat e ndjeshme si numrat e Sigurimit Shoqëror, datëlindjet dhe Vlerat Verifikuese të Kartelave për transaksione nuk ishin marrë.

Citigroup duhet të mbulojë dëmet që janë shkaktuar tek 360,000 myshterinjë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>