Lajmet

Hakerët mund të marrin sekrete nga valët e trurit tuaj

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Hakerët mund të marrin sekrete nga valët e trurit tuaj

A është vallë e mundshme që hakerët mund të marrin detajet tuaja bankare, PIN kodet duke lexuar trurin tuaj?

Po, është e mundshme thonë shkencëtarët me anë të EEG headset sikur Emotiv’s Epoc, që kushton vetëm 299 $.

Këto nuk janë pajisje të popullarizuara, por njerëzit i përdorin për të luajtur lojëra dhe për të kontrolluar pajisje si karriget me rrota, të cilat janë të lidhura me trurin me anë të kësaj pajisjeje.

Ivan Martinovic, nga Universiteti i Oxfordit, eksploroi idenë në fjalimin e tij në Simpoziumin Usenix të Sigurisë i cili u mbajt në Seattle më herët këtë muaj.

Ekipi i cili kreu kërkimin kishte dhe disa anëtarë nga Universiteti i Kalifornisë dhe ai i Gjenevës. Dhe ky studim ka treguar se është e mundshme sulmi me një pajisje që e lidh trurin me kompjuterin, jashtë mjekësisë, fushës në të cilën këto pajisje janë përdorur me dekada.

Teknologjia EEG është përdorur dhe në lojëra, ku iu ka mundësuar përdoruesve që të kontrollojnë opsionet e lojës Arena.

Zakonisht në këto pajisje mund të përdoren mimikat e fytyrës për të kapur komanda.

Valët e trurit janë më të komplikuara për tu kapur, dhe shumë para procesim kërkohet për të gjetur një sinjal nga zhurma.

Gjithashtu pajisjet EEG Emotiv, nuk janë optimizuar ende për sinjalet P300.

Por gjithsesi, një ditë hakerët e trurit mund të jenë në gjendje që të përdorin sinjalet pa bashkëpunimin e subjektit.

Dhe kjo gjë me të vërtetë do ta cenoj privatësinë e njerëzve. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>