Lajmet

Hakerët ndihmojnë Twitter të mbyll llogari me fotografi shqetësuese

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Hakerët ndihmojnë Twitter të mbyll llogari me fotografi shqetësuese

TwitterDisa llogari në rrjetin social Twitter janë mbyllur pasi u zbulua se përmbajnë fotografi shqetësuese të abuzimit të fëmijëve, që është edhe një provë tjetër se rrjetet sociale po përdoren edhe për qëllime të tilla dhe se reaksionet duhet të jenë të shpejta.

Sipas grupit për bamirësi të fëmijëve NSPCC, fotografitë u bënë publike pas pretendimeve publike të një grupi hakerësh se kanë hyrë në llogari private në mënyrë që të bëjnë publike përmbajtjen e tyre shqetësuese.

Ky grup thotë se ka marrë një stuhi të raportimeve të cilët bënin fjalë për llogaritë në Twitter të cilët më vonë u mbyllën.

Sipas Guardian, këto llogari së pari do të testohen në SHBA ku edhe është baza e kësaj faqe për mikrobloging.

Grupi për bamirësi të fëmijëve thotë se hakerët kanë hapur një numër të llogarive private të cilat ishin mbajtur të fshehta nga publiku. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>