Siguri

Hakerët përdorin kodet QR për sulme në Android

Sep 30 2011
0 Shpërndarje
Hakerët përdorin kodet QR për sulme në Android

Rritja e popullaritet të kodeve QR në telefonat smart është bërë si një mundësi e re për sulmet keqdashëse në pajisjet Android.

Sipas disa hulumtuesve për siguri në Kaspersky Lab, hakerët janë duke përdorur kodet QR të postuar në uebfaqe për t’i ridrejtuar telefonat smartphone tek faqet e tjera që mbajnë trojane në Android.

Posa një përdorues e skanon kodin QR, kodi e dërgon atë në një faqe që do ta instalojë një trojan në telefonat e tyre që përdorin sistemin Android.

Sapo të instalohet, trojani do ta dërgojë një numër të porosive SMS tek numrat e caktuar ku dërgimi i këtillë do t’i kërkojë viktimës të shpenzojë para dhe sasia e parave të nevojshme për t’i mbuluar këto porosi varet nga ajo se sa shpejt largohet troajni nga telefoni.

Denis Maslennikove nga Kaspersky raporton që malueri vetvetiu është një aplikacion i trojanizuar që dërgon porosi të caktuara SMS tek numrat premium 2476 (që në Shtetet e Bashkuara çdo porosi e dërguar kushton  6 dollarë)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>