Siguri

Hakerët përdorin Nokia 1100 për t’u qasur në llogaritë bankare

Apr 21 2009
0 Shpërndarje
Hakerët përdorin Nokia 1100 për t’u qasur në llogaritë bankare

altKriminelët janë të gatshëm të paguajnë mijëra euro për serinë tashmë të ndërprerë të celularëve Nokia 1100. Arsyeja për këtë është se ky model ka një problem me softuerin, përmes së cilit hakerët mund të qasen online në llogaritë e bankave, bën të ditur një hetues në Holandë.

"Dhjetë ditë më parë, hetuesit e kapën një transfer prej 25 mijë eurosh për një Nokia 1100" – thotë Frank Engelsman nga Ultrascan Advanced Global Investigations.

Modeli 1100 është nga telefonat e Nokia-s që ka pasur shitjen më të madhe për një shumë prej më pak se 100 dollarësh. Gjashtë muaj më parë, Engelsman e kishte kërkuar nga Ultrascan që të bëjë hetime lidhur kërkesën e madhe për modelin e 1100, ndërsa që atëherë Ultrascan e ka vërejtur se çmimi për Nokia 1100 është rritur në rreth 5000 dollarë.

“Ne menduam ç’të veçantë mund të ketë ky celular” – thotë Engelsman.

Hetuesit nuk kanë një fotografi të qartë të problemit teknik, por ajo që dihet është se këta telefona mund të përdoren për ta plotësuar fjalëkalimin për një transaksion bankar.  Engelsman thotë se kriminelët tashmë kanë bërë koleksione me mijëra llogari bankare kryesisht të bankave ne Gjermani dhe Holandë.

Nokia 1100 është një telefon me kosto të ulët që është prodhuar më 2003 në Bochum të Gjermanisë, ndërsa  ka arritur shifrat e shitjes në 200 milionë. 
 

Lajmet e fundit>