Siguri

Hakerët planifikojnë një tret sulm ndaj Sony

May 6 2011
0 Shpërndarje
Hakerët planifikojnë një tret sulm ndaj Sony

Por anëtarët e Anonymous thanë se “Ne jemi një legjion, por ne nuk e kemi bërë këtë. Ju jeni një Sony i paaftë”. Por nëse kjo gjë është e vërtetë apo jo, pritet që të zbardhet brenda një afati të shkurtër, për shkak se janë duke u bërë disa hetime të vazhdueshme në këtë drejtim. Por duket se gjërat nuk do të ndalen këtu.

CNet ka bërë të ditur se një valë e re e sulmeve mund të godet kompaninë Sony, gjatë ditëve në vazhdim. “Një vëzhgues i kanalit Internet Relay Chat ka që është përdorur nga hakerët ka thënë për CNET gjatë ditës së sotme se një sulme tjetër i madh planifikohet të bëhet ndaj faqes së Sony” raportoi Cnet.

Sipas CNet, kjo bandë e hakerëve ka thënë se planifikon të bëjë publike tërë informatat apo një pjesë të tyre, të cilat do t’i vjedh prej serverëve të Sony. Kjo do të thotë se në qarkullim do të jenë emra, adresa dhe po, edhe numra të kartelave të kreditit.

Ky tmerr për Sony, që ende po vazhdon të mendohet sesi të trajtojë situatën më së miri, duket se nuk mund të mbyllet lehtë as me një kërkim falje dhe me një dëmshpërblim prej 1 milion euro të cilin e ka prezantuar sot CEO i Sony, Howard Stringer.

“E di që kjo gjë ka qenë frustuese për ju, por t’ju sigurojmë se resurset e kompanisë janë të përkushtuara për të hetuar tërë rastin dhe ndikimin e saj, në mënyrë që të rregullojmë çdo gjë sa më shpejtë që të jetë e mundur” tha Howard në një postim në blogun zyrtar të Sony. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>