Lajmet

Hakerët postojnë kodin e Symantec

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Hakerët postojnë kodin e Symantec

Shkëmbimi i emailave ishte bërë nga janari i vitit 2012 me një haker të quajtur YamaTough – i cili është zëdhënës i grupit të hakerëve indianë Lords of Dharmaraja, i cili është pjesë e Anonymous’ Op AntiSec. Ai ka folur me një “punëtor” të Symatec të quajtur Sam Thomas – i cili aktualisht është një zyrtar ligjor, thotë Symantec.

Së pari Thomas dëshironte siguri që hakerët në të vërtetë e kishin kodin e tyre. Thomas e tregon këtë duke e ngarkuar në internet duke përdorur FTP. Yama mendon që ky është një truk – “Nëse ju jeni duke provuar të përgjoni me trukun FTP është thjesht e kot,” thotë ai. “Nëse ne gjejmë ndonjë veprim përgjues keqdashës ne do ta prishim marrëveshjen.”

Yama e kërcënon ndërmarrjen Symatec. “Ne keim shumë njerëz të cilët janë duke dashur ta marrin kodin tuaj. Mos *** me ne.”

Hakeri e pyet Symantec për ta treguar çmimin. “Sa i shihni si të mjaftueshme që ne të ju paguajmë në mënyrë që t’i zgjidhim të gjitha çështjet?” Symantec pyet se si do të bëhet bartja e të hollave. Yama thotë që do ta bënin përgjatë procesorit për pagesa Liberty Reserve, megjithëse “bartja me kabllo tek një llogari bankare në Lituani ose Latvi është gjithashtu një opsion.”

“Çfarë sigurish mund të ofroni që posa të paguajmë, ju në fakt do ta shkatërroni kodin dhe nuk do të kërkoni për më tepër para?,” pyet Thomas. “Asnjë natyrisht,” tallet Yama. “Nëse ne do të ishim vërtet djem të këqinj, ne tashmë do ta lëshonim ose shisnim kodin tuaj.”

Symantec provon të bëjë një pagesë më të vogël prej 1,000 dollarëve përgjatë PayPal për ta bërë të lumtur hakerin. Yama thotë jo: “ne mund të presim derisa ne pajtohemi në shumën përfundimtare.” Kështu që Thomas rikthehet me një ofertë përfundimtare: “Ne do të ju paguajmë gjithsej 50,000.00$ USD.”

Softueri për siguri tregon që do të paguajë 2,500 dollarë një muaj gjatë tre mujorit të parë. Nëse Symantec-ut i përshtatet që hakerët do ta shkatërrojnë kodin, dhe do ta bëjnë një deklaratë publike që hakimi ishte një gënjeshtër, ndërmarrja do t’i paguante të tjerat.

Nuk janë mjaft, thotë Yama. “Frikësohem që ne duhet ta prishim tërë marrëveshjen sepse të gjithë njerëzit tanë në det të hapur nuk do të na lejojnë ne në siguri t’i marrim paratë sepse ata nuk procesojnë shuma më të pakta se 50k në një gjuajtje.”

Yama ka treguar që zotëri Symantec ka ndaluar së përdorur email adresën e tij @symantec.com dhe ka përdorur një adresë Google Mail. “Thuaj tung agjentëve të FBI-së,” thotë Yama, ndoshta dashur të tregojë që e di që ky është një veprim policor. “Ne nuk jemi në kontakt me FBI-në,” i thotë Thomas hakerit. Pasi u shuan bisedimet, Yama thotë “ne ju japim ju 10 minuta për të vendosur se cilën rrugë do ta merrni ose dy nga kodet tuaja fluturojnë në hënë – pcAnywhere dhe Norton Antivirus.” “ Ne nuk mund ta bëjmë vendim në dhjetë minuta,” thotë Thomas. “Ne na nevojitet më shumë kohë.” Grupi i hakerëve pastaj e poston një skedar prej 1.27 GB si torrent.

Symantec ka thënë që verisoni i kodit burimor të cilin e kanë hakerët ishte nga viti 2006 dhe nuk paraqiste ndonjë rrezik për konsumatorët e vet edhe nëse kodi burimor do të lëshohej. Pasi që hakimi ishte publikuar në janar, ndërmarrja i kishte këshilluar përdoruesit e vet që të ndalojnë prodhimin por më pastaj kishte deklaruar që përdorimi ishte i sigurte.

Sa për hakerin, YamaTough thotë që kurrë nuk kishte dashur të merrte para. “Ne i futëm në lojë ata për të na ofruar ne ryshfet kështu që ne do të mund t’i poshtëronim ata,” ka thënë ky haker për Reuters./pcworldalbanian

Tags >

haker
Lajmet e fundit>