Lajmet

Hakerët postojnë kredencialet e më shumë se 450 mijë përdoruesve

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Hakerët postojnë kredencialet e më shumë se 450 mijë përdoruesve

Yahoo duket të ketë qenë viktima e radhës e një të çare në siguri që si pasojë qoi deri në rrjedhjen e më shumë se 400,000 kredencialeve në një dokument tekstual.

Të dhënat e hakuara, të postuara në faqen e hakerëve D33D Company, përmbajnë më tepër se 453,000 kredenciale kyçjeje dhe dukej të ketë zanafillën nga rrjeti i nismëtarit të Uebit.

Hakerët, të cilët thonë se e kanë përdorur një teknikë të bazuar në injektimin SQL për të depërtuar në nëndomenin e Yahoo, thanë që marrja e të dhënave kishte për qëllim të bënte një “thirrje senzibilizimi”.

“Ne shpresojmë që palët përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së këtij nëndomeni do ta marrin këtë si thirrje senzibilizimi dhe jo si një kërcënim,” thanë hakerët në komentin e postuar poshtë të dhënave. “Atje kanë qenë shumë vrima në siguri të shfrytëzuara në Ueb serverët që i përkasin ndërmarrjes Yahoo! që ka shkaktuar dëmtim shumë të madh se sa demaskimi ynë. Ju lutem mos i merrni shtruar. Parametrat e nëndomenit dhe dobësisë nuk janë postuar për të shmangur dëmet e mëtutjeshme.”

Sipas një raporti nga TrustedSec, nëndomeni i hakuar duket t’i përkasë Yahoo Voices. Hakerët siç duket nuk kanë dashur të bëjnë largimin e emrit të hostit nga të dhënat. Emri i hostit – dbb1.ac.bf1.yahoo.com – duket se është i lidhur me platformën Yahoo Voices, që ishte njohur më parë si Associated Content.

Lajmet e fundit>