Lajmet

Hakerët postojnë të dhëna të supozuara të personave publikë në SHBA

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Hakerët postojnë të dhëna të supozuara të personave publikë në SHBA

biden-michelle-obama-hillary-clintonNjë skuadër e hakerëve thotë se ka arritur të marrë të dhëna të fshehta nga persona të famshëm, duke përfshirë zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, zëvendës presidentin amerikan Joe Biden, këngëtaren Beyonce dhe disa persona të tjerë.

Të postuara në një domein rus exposed.su, të dhënat personale të zonjës Obama dhe zëvendës presidentit Biden përfshinin historinë e kreditit dhe adresat shtëpiake.

Ndërsa skedarët e tjerë, duke përfshirë Beyonce dhe drejtorin e FBI-së, Robert Mueller, përmbanin numrat e sigurisë shoqërore ose regjistrime financiare.

Uebfaqja dërgon tek një llogari në Twitter, @exposedsu, që e paraqet Exposed si një grup hakerësh.

FBI-ja është duke hetuar të dhënat e postuara. Vërtetësia për përkatësinë e këtyre lëshimeve ende nuk është konfirmuar.

Ja lista e plotë e personave publik që thuhet se janë goditur nga postimi i të dhënave:

Michelle Obama

Joe Bidenbeyonce-jay Z

Hillary Clinton

Drejtori i FBI-së, Robert Mueller

Shefi i Policisë së Los Anxhelosit, Charlie Beck

Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder

Beyonce

Mel Gibson

Paris Hilton

Arnold Schwarzenegger

Kim KardashianKim Kardashian ashton

Ashton Kutcher

Jay-Z

Britney Spears

Hulk Hogan

Donald Trump

Çfarë mendoni, a janë të vërteta ato që thuhen nga ky grup hakerësh? (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>