Siguri

Hakerët prishin faqet e Ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s

Jan 10 2009
0 Shpërndarje
Hakerët prishin faqet e Ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s

Sipas Zone-H, sulmet e së enjtes arritën t’i prishin ueb faqet e Ushtrisë Amerikane në Uashington si dhe ueb faqen Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Faqja e NATO-s është kthyer sërish në përdorim online, por faqet e Ushtrisë Amerikane mbeten akoma të prishura (të paktën deri të premten në mëngjes).

 

Në ueb faqet e prishura të ruajtura nga Google, ndër të tjera shkruante: “Izrael dhe SHBA, ndalni sulmet në Palestinë!” “Ju jeni popuj të mallkuar” dhe “Një ditë, ne muslimanët do ta pastrojmë botën prej jush” – janë komentet tjera të shkruara në këto ueb faqe. Por NATO nuk u është përgjigjur menjëherë këtyre komenteve. Ndërkohë jo të gjitha ueb faqet e Ushtrisë Amerikane janë prekur nga këto sulme.

Duke përdorur atë që është e njohur si “SQL injection attack”, hakerët po ashtu e kanë prishur edhe ueb faqen e Shtabit të Forcave të Bashkuara të Regjionit Kryesor Nacional. Kështu të paktën pohon Gary Warner, Drejtor i Hulumtimeve dhe Shkencave Kompjuterike në Universitein e Alabamas në Birmingham. Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane nuk ishte në gjendje të jepte koment për këto sulme.

Të gjitha këto sulme janë të lidhura me një grup të hakerëve turq të quajtur Agd_Scorp / Peace Crew (Brigada e paqes).

“Gjatë muajve të fundit, ky grup ka prishur një numër të madh të ueb faqeve, e ndër to edhe ueb faqet e Microsoft në Kanadë, Irlandë e Kinë, shell, Universitetit të Harvardit si dhe Federatës së Basketbollit të Amerikës” – pohoi Warner. Ai po ashtu shkruan se grupi tani quan veten Brigada e Paqes.

Pas rritjes së tensioneve në Gaza, shumë grupe të hakerëve nga vende si Marroko, Turqia dhe Irani kanë shkatërruar me mijëra ueb faqe. Vala e fundit e sulmeve ndaj ueb faqeve është koncentruar kryesisht në ueb faqet izraelite të lajmeve si Ynetnews.com.

Lajmet e fundit>