Siguri

Hakerët që sulmuan PSN, po “shesin” informatat e vjedhura…

Apr 29 2011
0 Shpërndarje
Hakerët që sulmuan PSN, po “shesin” informatat e vjedhura…

“Nëse keni ofruar të dhënat e kartelës suaj kreditore përmes Playstation Network apo Qriocity, për hir të kujdesit ne ju këshillojmë se numri i kartelës suaj të kreditit (duke përjashtuar kodin e isugrisë) dhe data e skadimit, mund të jenë pronësuar”.

Por sipas hulumtuesve të sigurisë – dhe përdoruesve të Playstation Network – informatat e kartelës së kreditit vërtetë janë marrë në posedim, dhe janë vendosur për shitje.

“Hackerët që kanë hakuar PSN tani po shesin DB-të. Ata thuhet se kanë 2.2 milion kartela krediti me CVV” ka thënë eksperti i sigurisë pranë Trend Micro, Kevin Stevens në një cicërimë. “Hakerët nëse supozojmë se shesin DB-të atëherë aty blerësi mund të gjejë: emrin, mbiemrin, adresën, e-mailin, fjalëkalimin, CCV2-in, datën e skadimit, etj”.

Por sipas tij kjo nuk është një thashetheme por një bisedë që po ndodh në një forum kriminal. Madje në disa faqe është raportuar se kriminelët kanë tentuar të shesin prapa tek Sony informatat e vjedhura. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>